ukraina godet serish zemren energjetike te rusise 6a512c0b9e932

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

July 10, 2026
1 minut lexim

Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një tjetër valë sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike ruse, duke vënë në shënjestër rafineri nafte dhe objekte strategjike që lidhen me furnizimin e ushtrisë dhe ekonomisë së Moskës.



Sipas raportimeve nga burime ruse në Telegram, objektivi kryesor i sulmit të orëve të para të 10 korrikut ka qenë rafineria e naftës Ilsky, në rajonin e Krasnodarit, një nga impiantet më të mëdha të përpunimit të naftës në jug të Rusisë. Banorë të zonës kanë publikuar pamje ku shihen flakë të mëdha mbi kompleksin industrial, ndërsa dëmet e plota ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Rafineria Ilsky ndodhet rreth 500 kilometra nga zonat nën kontrollin ukrainas dhe ka një kapacitet përpunimi prej rreth 6.6 milionë ton karburant në vit. Sipas raportimeve, ky ishte sulmi i 17-të ukrainas ndaj këtij objekti, ndërsa goditja e fundit ishte regjistruar më 2 qershor.

Sulme të tjera janë raportuar edhe në rajonin e Rostovit. Në qytetin port të Taganrogut, pranë Detit të Azovit, u shfaqën re të mëdha tymi pas një sulmi të dyshuar ndaj një terminali nafte. Flakë janë raportuar gjithashtu në një depo karburanti në qytetin e Azovit, megjithëse përmasat e dëmeve mbeten të paqarta.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rriten cmimet e banesave ne tremujorin e dyte ne maqedoni 6a511a10c3927
Lajmi i mëparshëm

Rriten çmimet e banesave në tremujorin e dytë në Maqedoni

te shtunen ska kufizim te qarkullimit per automjetet e transportit mbi 20 tone 6a513093676e0
Lajmi i radhës

​Të shtunën s’ka kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit mbi 20 tonë

Të fundit nga

ShkoLartë