Të shtunën nis sezoni i Kupës së Botës, Lara Colturi përfaqëson Shqipërinë

October 17, 2022
1 minut lexim

Më datat 22 e 23 tetor, në pistën e Soelden (Austri), do të nisin garat e Kupës së Botës për femra dhe meshkuj në ski. Një turne që do të përfundojë në mars dhe që pritet me shumë interes, pasi janë të shumtë pretendentët për titujt kampionë bote.

Në garat e Kupës së Botës për femra në ski, këtë vit do të debutojë edhe Shqipëria. Në pistë do të zbresë skiatorja Lara Colturi, italiania e natyralizuar shqiptare, e cila gjatë dy muajve të fundit ka marrë pjesë në disa turne në Amerikën Latine, duke triumfuar.

Lara Colturi do të garojë në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit gjigant, dy garat e saj të preferuara. Pikërisht në disiplinën e sllallomit gjigant ajo do të bëjë debutimin në Kupën e Botës, ndërkohë që nuk ka mbushur ende 16 vjeçe (më 15 nëntor).

Colturi duket se ndjek gjurmën e një ikone të këtij sporti si Mikaela Shiffrin, që gjithashtu ka debutuar në garat e Kupës së Botës pa mbushur ende 16 vjeçe. Të shtunën, në Soelden, do të zhvillohen garat e femrave dhe të dielën ato të meshkujve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Georgina Rodriguez dukej elegante teksa shkoi për të mbështetur të dashurin Cristiano Ronaldo bashkë me vajzat e tyre

Story i radhës

​Rama: Do të mbrojmë çmimin e energjisë për familjet e bizneset e vogla

Të fundit nga

Trump po përgatit një takim me Putinin

A do të ndodhë gjithçka shumë shpejt? Donald Trump (74) edhe pse zyrtarisht merr detyrën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar, tashmë po planifikon takimin e tij
ShkoLartë