Sot rreth orës 17:00, zyrtarë policorë nga SPB Shkup, kanë privuar nga liria N.E.(43) nga Batinci i Shkupit, sepse kishte gjuajtur me armë zjarri në Studeniçan në drejtim të B.R nga Batinci i Shkupit.
Ndërkohë, B.R. ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. SPB Shkup po punon për zbardhjen e rastit.
Burimi: TV21