Të shtëna me armë zjarri në Lubjanë të Sllovenisë, raportohen për dy të vdekur – autori thuhet se është në arrati

June 5, 2023
1 minut lexim

Pak para orës 15:00 të ditës së hënë, policia e Lubjanës ka marrë informacion për të shtëna armësh.

Dhe sipas informacioneve të fundit, siç raportojnë mediat e huaja, si pasojë e të shtënave kanë vdekur dy persona.

Ndërkohë raportohet se autori ndodhet në arrati ndërsa policia është ende në kërkim të tij.

Policia ka thënë se ka siguruar vendin e ngjarjes dhe po mbledh informacione për ngjarjen.

Policia fillimisht njoftoi se dy persona kanë mbetur të plagosur, por më pas është bërë e ditur se kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.

“Luten qytetarët që të respektojnë udhëzimet e punonjësve policorë dhe të mos pengojnë punën e shërbimeve të emergjencës duke qëndruar në vendin e ngjarjes. Kur të dihen më shumë informacione do të njoftohet opinioni”, kanë njoftuar nga Drejtoria e Policisë së Lubjanës. 

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse duhet të udhëtoni me prindërit tuaj si i rritur?

Story i radhës

De Bryjne: S’ka presion, do të bëjmë një ndeshje të shkëlqyer në Stamboll

Të fundit nga

ShkoLartë