Lezha nuk gjen qetësi. Bëhet me dije se pak minuta më parë ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Gazetari i ABC News, Gjergj Figuri raporton se një konflikt mes të rinjve, përfundoi në përdorimin e armëve.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Besëlidhja” dhe dyshohet se ka mbetur i plagosur një person.
I plagosuri ka shkuar vetë në spital, ndërsa policia po bën kryen hetime dhe ka shkuar në ambientet e spitalit për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.