Të shtëna me armë te rruga e Elbasanit, plagoset 52-vjeçari, në gjendje të rëndë te Trauma

November 14, 2024
1 minut lexim

Një person është plagosur me armë zjarri te rruga e Elbasanit në Tiranë në irët e vona të mbëmjes së sotme.

Paraprakisht raportohet se i plagosur ka mbetur Eduart Reci, ndërsa ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të banesës së tij.

52 vjeçari nga Dibra është dërguar tek spitali i Traumës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zemaj: Qeveria Kurti për katër vite i tha “jo” ShBA-së, LDK-ja do ta rikthejë partneritetin

Story i radhës

Horoskopi i datës 14 nëntor 2024

Të fundit nga

ShkoLartë