“Të shëmtuar…”, Arbenita Ismajli ‘thumbon’ Feron me postimin e fundit?

December 15, 2022
1 minut lexim

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit. Arbenita dhe Fero janë prindër të një vajze të vogël me emrin Nina.

Ama së fundmi duket se bukuroshja ka mundur të jetë në qendër të portaleve, pasi aludohet për një ndarje mes saj dhe partnerit të saj, reperit Fero. Dyshimet kanë nisur për faktin se asnjëri prej tyre nuk e ndjek më tjetrin në Instagram dhe mendohet se ndoshta çifti i ka dhënë fund lidhjes së tyre. E të gjithë mendojnë se shkaktari i gjithë kësaj është futbollisti i njohur, Neymar, pasi së fundmi Arbenita ka postuar një video të një trendi në TikTok, ku ka treguar se Neymar i ka shkruar dhe i ka nisur një emoji me sy zemra e mesa duket kjo mund të ketë ndezur xhelozinë e Feros. Edhe pse kjo mund të mos jetë arsyeja e vërtetë dhe mundet që çifti të ketë më shumë kohë që është distancuar.

Vetëm pak më parë modelja ka postuar në Instastory një ‘meme’, të cilën të gjithë ndjekësit e kanë kuptuar si një ‘thumb’ ndaj babait të vajzës së saj, Feros. Referuar te Dua Lipa, e cila ka pasur lidhje me djem të cilësuar jo të pashëm nga ana e ndjekësve të saj dhe se gratë shqiptare zgjedhin meshkuj jo të pashëm.

“Dua Lipa po mban gjallë kulturën shqiptare, pasi po del me meshkuj të shëmtuar siç bëjnë gratë shqiptare”.

Së fundmi Arbenita ka postuar një foto në Instagram dhe shkrimi i saj në të na ka lënë të kuptojmë se i dedikohet Feros, duke e pyetur nëse i mungon e mesa duket me të vërtetë çifti është ndarë, por me këtë postim të fundit shpresat për ribashkim duket se janë ende.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bundestagu gjerman miraton kufirin e çmimit për gazin dhe energjinë elektrike

Story i radhës

Elon Musk veproi ligjërisht ndaj një 20-vjeçari që gjurmonte fluturimet e tij private

Të fundit nga

ShkoLartë