Elon Musk veproi ligjërisht ndaj një 20-vjeçari që gjurmonte fluturimet e tij private

Elon Musk tha se do të vepronte ligjërisht kundrejt një përdoruesi të Twitter i cili kishte gjurmuar fluturimet e tij me avion privat duke vendosur në rrezik edhe sigurinë e djalit të tij.

Përdoruesi @ElonJet i cili kishte më shumë se 1 milionë ndjekës, u bllokua ditën e Mërkure.

Pronari i llogarisë, 20 vjeçari Jack Sweeney, kishte përdorur informacione fluturimesh të disponueshme për publikun për të gjurmuar dhe postuar një cicërimë sa herë që avioni i Musk fluturonte apo zbriste në një aeroport.

Musk tha se veprime ligjore ishin ndërmarrë kundrejt Sweeney dhe të tjerëve. “Mbrëmjen e kaluar, makina e cila mbante djalin tim u ndoq nga një i çmendur duke menduar se jam unë në të dhe më pas bllokoi makinën duke mos e lënë të lëvizje e madje u ngjit mbi kofano,” tha Musk.

Ai shtoi se çdo llogari që gjurmon vendndodhjet në kohë reale të njerëzve do të bllokohet menjëherë. Sweeney mohoi incidentin.

Ai është një student kolegji në shtetin e Floridas dhe mbrëmjen e kaluar postoi një imazh ku shfaqej dëbimi nga platforma e Twitter.

Studenti ka disa llogari që gjurmojnë fluturimet private të Amerikanëve të pasur përfshirë Bill Gates të Microsoft, bashkëthemeluesin e Amazon Jeff Bezos dhe ekzekutivin e Meta, Mark Zuckerberg.

Shumica e atyre llogarive, përfshirë një për presidentin Rus Vladimir Putin, duket të jenë mbyllur nga Twitter mbrëmjen e së Mërkures.

/PCWolrd Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Të shëmtuar…”, Arbenita Ismajli ‘thumbon’ Feron me postimin e fundit?

Story i radhës

Një dhuratë nga Ukraina shpërthen në stacionin policor në Poloni

Të fundit nga