te rinjte u rrahen ne protesta barbarisht erald kapri kallezon ne spak kreun e policise skender hitaj prokuroria e posacme ka nisur hetim 6b098f5ee9e24

“Të rinjtë u rrahën në protesta barbarisht”, Erald Kapri kallëzon në SPAK kreun e Policisë, Skënder Hitaj: Prokuroria e Posaçme ka nisur hetim

November 27, 2026
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka kallëzuar në SPAK Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, lidhur me dhunën e ushtruar ndaj protestuesve gjatë tubimeve të qytetarëve.

Pas daljes nga ambientet e SPAK, Kapri bëri me dije se ka dhënë dëshminë e tij të plotë pranë punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Ai deklaroi se kallëzimi lidhet edhe me përgjegjësinë e drejtuesit të Policisë së Shtetit për urdhrat dhe sjelljen e efektivëve gjatë protestave. Deputeti tregoi gjithashtu një incident që, sipas tij, ka ndodhur në prani të kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, kur dy deputetët i kishin kërkuar llogari Skënder Hitajt për dhunën ndaj protestuesve.

“Të rinjtë janë rrahur në mënyrë barbare. Është ajo ditë kur, bashkë me Agron Shehajn, hasëm në rrugë drejtorin e Policisë, Hitajn, dhe i kërkuam llogari për dhunën barbare. Ai urdhëroi një punonjës të vetin të më sulmonte”, deklaroi Kapri.

Ai bëri të ditur se SPAK ka nisur një hetim për dhunën policore dhe rolin e Drejtorit të Policisë në menaxhimin e protestave.

“Fakti që nis hetim nga SPAK për Drejtorin e Policisë është lajm shumë i mirë. Sot jemi një ditë përpara protestës së madhe më 28 Nëntor. Kemi kallëzuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, që ushtron detyrën dhe jep urdhrat për sjelljen e efektivëve. Unë dhashë dëshminë time të plotë pranë punonjësve të BKH-së”, u shpreh deputeti.

Kallëzimi vjen një ditë përpara protestës së paralajmëruar për 28 Nëntorin, ndërsa dhuna policore gjatë tubimeve është kthyer në një nga çështjet kryesore të debatit politik.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aak nderon sakrificen e familjes jashari ne prag te 28 nentorit 6b098f00aaf3d
Lajmi i mëparshëm

AAK nderon sakrificën e familjes Jashari në prag të 28 Nëntorit

mjeke te rreme mashtrojne dy gra duke vjedhur 14 mije euro dhe ar 6b098f98dd603
Lajmi i radhës

Mjekë të rremë mashtrojnë dy gra, duke vjedhur 14 mijë euro dhe ar

Të fundit nga

ShkoLartë