Te Red Bull duken të dorëzuar për sa i përket ecurisë së këtij sezoni në Formula 1. Problemet e shumta që ka shfaqur makina e pilotuar nga Max Verstappen dhe Sergio Perez kanë vënë në pikëpyetje vijueshmërinë e këtij sezoni. Kampioni i botës është tërhequr në dy nga tri garat e zhvilluara, ndërsa Perez një herë.
Kjo tregon se Red Bull nuk është aq kompetitive sa dukej, pasi i mungon besueshmëria
“Duket qartë se Ferrari është më i ekuilibruar si makinë, më e thjeshtë për t’u përgatitur për garën. Nuk e kemi ende ritmin e saj, ndaj na duhet punë për të qenë kompetitivë në pistë”, tha Max Verstappen.
Në lidhje me sfidën për titullin kampion bote, piloti holandez shtoi: “Jemi shumë larg Ferrarit.
Sezoni ka 23 gara, por edhe sikur të kishte 45, pra dyfishin, sërish nuk do të jemi në gjendje t’i arrijmë me këtë ritëm që kanë. Për mua do të jetë një sezon i vështirë për të mbajtur ritmin e tyre”.