“Të q* luftën”/ Aktorja pozon nudo për Ukrainën

Sipërmarrësja, aktorja dhe modelja amerikane, Caprice Bourett, postoi një sërë fotosh provokuese në rrjetet sociale në të cilat dëshironte të shprehte mbështetjen për Ukrainën dhe të bënte thirrje për paqe në botë.

Ajo, pohoi se popzat i ka bërë qëllimisht për të ngjallur sa më shumë reagime.

Aktorja ka vendosur një mbishkrim: “Të q* luftën” në lëkurën e saj, teksa ka pozuar me shpinë të kthyer dhe gjysmë-lakuriq.

“Këto foto i kam postuar tashmë dhe Instagrami i ka fshirë, por sot i kam postuar sërish. Këto foto që kam modifikuar janë ende provokuese, por edhe me një mesazh të fortë. Padyshim që e kam bërë për të nxitur sa më shumë reagime”, tha Caprice.

“Nëpërmjet internetit dhe rrjeteve sociale, ne jemi të bekuar me lirinë e fjalës në mënyrë që të mund t’i shprehim lirshëm mendimet tona”, vijoi ajo.

Më herët, Caprice kishte ftuar ndjekësit e saj të shumtë të dhuronin mjete financiare që do të ndihmonin të prekurit nga lufta në Ukrainë.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Sot festohet Dita e Verës

Story i radhës

Rusia bombardon fabrikën e avionëve Antonov

Të fundit nga