Të premten shi, temperaturat bien në 23 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të premten do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu të karakterit frontal, ndërkaq sasitë e reshjeve më të fokusuara parashihen ne veri dhe perëndim të Dukagjini, deri sa pjesët tjera parashihen të kenë sasi më të pakta të reshjeve.

“Kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte që në zona të kufizuar të ketë mundësi për reshje breshëri”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë, mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prej 3 javësh nuk kishte dalë në ekran, çfarë dihet për Myftarajn para se të hidhej nga banesa

Story i radhës

Grubi – Hulmann: Rruga e BE-së hapet me Propozimin francez

Të fundit nga