Të përndjekurit politikë kërkojnë që president të zgjidhet një antikomunist!

May 11, 2022
min lexim

Të Burgosurit dhe të Pëndjekurve Politikë të Shqipërisë pjesa antikomuniste e shqiptarve që përballoi krimet e tmerrshme të diktaturës po ndjek me vemendje situatën politike në vend ku diskutohet për institucjonin më të rëndëshëm në vend për zgjedhjen e Kryetarit të shtetit. Shoqëria shqiptare gjatë tre dekadave ka ndjekur tamtamet ideologjike që çdo mazhorancë i lëshon në kohën e zgjedhjes të Kryetarit të shtetit. Fatkeqësisht dy partite kryesore politike Partia Socialiste me Kryetar Edi Ramën dhe Partia Demokratike me ish Kryetar Sali Berishën në vitin 2008 ndërhyn në kushtetutë duke e degraduar institucjonin e Presidencës dhe zgjedhjen e Presidentit dhe duke ja lënë zgjedhjen mazhoranës pa patur nevojë për votat e opozitës.

Sikur po në vitin 2008 ata ndërhynë në ligjin e zgjedhjeve duke futur në kushtetute rolin e Kryetarit të Partisë si vendimarrës për deputetet pa i dhanë të drejtë votuesit të zgjedh individin që konkuron por partine. Këto ndërhyrje në kushtetutë nga këta dy drejtues politikë solli një fenomen të rrezikshëm për mosfuksionimin e shtetit ligjor. Ata nuk paten problem ndërtimin e shtetit ligjor, por forcimin e pushtetit të kryetarit të partisë dhe aspak ndërtimi dhe fuksionimi i institucjoneve të shtetit siç e kërkon kushtetuta dhe fuksionimi i shtetit ligjor në një sistem demokratike. Këto ndryshime kushtetuese sot mbas 13 vitesh po i vuajnë shqiptaret, institucjonet jan kthyer në mvartësi të Kryetarit të mazhorancës qeverisëse, dhe institucjoni i votës ështe dhunuar dhe ka mbi 9 vite që nuk ka rrotacjon politikë dhe ndrrim pushtetesh. Gjendja e sotme në Shqipëri është shum shqetsuese nga mosfuksionimi i institucjoneve.

Një opozitë e ndarë,pa vizion, pa program të djathtë që ska ndërtuar identitetin e saj politik që

sështë as e qendrës as e djathtë. Një mazhorancë e fuqishme trashgimtare ideologjike e diktaturës e ardhun në pushtet me një sistem politikë të dyshuar votimesh si rrjedhojë e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008.

Kryetari i mazhorances Edi Rama ka hedhur idenë që Presidenti të zgjidhet dhe me dakortësinë e opozitës dhe nuk do të jetë pjese e grupit parlamentar të Partise Socijaliste. Nqs se qëndron në dekleraten e tij, atëhere përveç opozitës duhen marrë në kosiderate dhe aktorët e tjerë të shoqërise, siç jane, të përndjekurit politikë dhe pronarët që përfaqësojnë 35% – 40% të popullsisë dhe elektoratin e djathtë shqiptare, shtresën antikomuniste, dhe Organizatat e shoqërisë civile. Kryetari në detyre i Partisë Demokratike Zoti Alibej nxori një draft ku theksonte që Presidenti mos të jetë ish komunist, dhe mos të ketë qënë bashkpuntorë i ish sigurimit të shtetit të jetë antikomunistë. Shqetsimi erdhi menjëherë nga dy grupime politike që gjate tre dekadave e kan zgjedhur Presidentin o ish komuniste o ish i privilugjuemi i diktaturës komuniste. Si Kryetari i grupit parlamentar të PS, zoti Balla , si grupi i themelimit i drejtuar nga Zoti Berisha ,filluan sulmet banale ndaj këtij drafti se i shqetsonte që në krye të shtetit të vihet një antikomuniste që do ta shkëpuste institucjonin e kreut të shtetit nga ideologjia komuniste dhe do ta vinte në fuksion të kushtetutës dhe në zhvilimin e vendit. Zgjedhja e Kryetarit të shtetit nga shtresa e të Përndjekurve Politikë dhe Pronarve do të i jepte vendit një besushmëri dhe vizion perendimor demokratik por dhe një kthim në shinat e demokracisë dhe lirisë. Të gjith të zgjedhurit në krye të shtetit nga viti 92 e në vazhdim kan qënë personalitete të lidhura me partine komuniste, ose intelektuale të ideollogjizuar të diktaturës që më së shumti janë kontestuar nga partite politike që i promovonin vetë dhe për interesa pushtetit të tyre i delegjimitiomoshin dhe ata kan dështuar në mbrotjen dhe zbatimin e kushtetutës dhe në besushmërinë morale të kreut të shtetit. Ne të përndjekurit politikë dhe pronarët u drejtohemi deputeteve të parlamentit shqiptarë të shkëputen nga e kaluara komuniste të dalin mbi partite dhe të votojnë për Kryetar shteti një personalitet antikomunist që mos të ketë as ideologji dhe mos ti ket shërbyer regjimit diktatorial. Edhe Ukraina ka qënë pjese e diktaturës komuniste por zgjodhi një personalitet Kryetar shteti që i jep mësim gjith botës dhe ka fituar përkrahjen e vëmendjen e të gjith liderve botëror të vendeve të zhvilluara demokratike për drejtimin e shtetit. Dhe shoqërisë shqiptare nuk i mungojn kapacitete nga shtresa antikomuniste për të drejtuar shtetin shqiptar, dhe politika i ka aq borgje morale e ligjore këtij komuniteti sa mbas 31 vitesh kjo shtresë megjithse ka mbi 5000 të vrare dhe të zhdukur kufomat nuk ka kerkuar hakmarrje por ka predikuar paqe, duke kërkuar drejtësi për te zhdukurit paqe për të gjallët. Zgjedhja e një personaliteti antikomunist si President i Shqipërisë do ti jepte një moral besushmërie dhe respekt institucjonit më të rëndësishme të vendit dhe do të ishte vizion për të ardhmen duke ndërtuar institucjone në shërbim të shtetit dhe jo të pushteti siç është vepruar gjatë këtyre dekadave pluralizëm të cunguar në Shqipëri.

PRESIDENTI

Besim NDREGJONI

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Operatorët celularë, pesimistë për një shtrirje të shpejtë të teknologjisë 5G

Story i radhës

Më pak gaz për Europën nga Ukraina

Të fundit nga

ShkoLartë