Të paktën tre të vrarë në sulmin ukrainas në Donetsk

1 minut lexim

Të paktën tre persona, duke përfshirë një fëmijë, janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur, në një sulm me artileri ukrainase në një treg në rajonin separatist ukrainas të Donetskut të mbështetur nga Rusia, thanë zyrtarët atje, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Agjencia e lajmeve Donetsk ka treguar foto të pjesëve të tregut qendror Maisky në flakë dhe trupa në tokë.

“Ne patëm një goditje në treg – kishte shumë njerëz këtu,” tha për agjencinë ruse të lajmeve RIA, Yan Gagin, një këshilltar i qeverisë së vetëquajtur separatiste.

Ai thotë se në mesin e të vdekurve është një grua dhe një fëmijë.

Zyrtarët lokalë të shëndetësisë raportojnë se 18 persona janë plagosur, duke përfshirë dy fëmijë.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë këto raporte.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Gati për shkatërrim”! Çfarë po paralajmëron Noizy pas sherrit të bujshëm me Cllevion?!

Story i radhës

Ramiz Merko: Presim edhe më shumë turistë në Strugë këtë vit

Të fundit nga