Të paktën gjashtë migrantë kanë humbur jetën pasi varka e tyre është fundosur në brigjet e Marokut të premten, tha agjencia shtetërore marokene e lajmeve MAP, transmeton Anadolu.
Varka, me dhjetëra migrantë, është përplasur me një shkëmb dhe ka pësuar dëmtime. Gjashtë persona janë mbytur, ndërsa 48 të tjerë janë shpëtuar.
Maroku është ndër rajonet që përdoret shpesh si pikë tranziti për migrantët e parregullt për shkak të afërsisë gjeografike me brigjet evropiane.