Rritet numri i alpinistëve në rajonin e Ohrit/ Shërbimet e shpëtimit me rekomandime për adhuruesit e malit

Alpinizmi ka filluar të pëlqehet gjithnjë e më shumë nga qytetarët dhe turistët, por jo të gjithë kanë njohuri për kushtet dhe rreziqet në mal. Këtë vit në rajonin e Ohrit, kanë ndodhur tre raste serioze për intervenim, ndërsa gjatë dimrit rreth 30 thirrje për intervenim.

 “Në muajin e fundit kemi pasur tre intervenime që tregojnë se rajoni tanimë ka filluar të gjallërohet, vizitorët janë këtu dhe shpresojmë të ndalemi në këtë numër nuk do të kemi më shumë intervenime, megjithatë jemi të gatshëm të intervenojmë”- deklaoi Antonio Dodevski, Shërbimi i Shpëtimit Malor.

 

 

Shërbimi i shpëtimit malor i Ohrit mbulon 5 komuna. Ata apelojnë deri tek alpinistët që të jenë të vëmendshëm dhe të mos shkojnë për alpinizëm në pjesë që nuk i njohin dhe për çdo problem të lajmërohen në numrin 112.

 

 “Rekreacionistët nga tre ngjarje vetëm një ka qenë drejtpërdrejtë në linjën tonë, ndërsa të tjerët lajmërohen në numrat 112 ose 192 nëpërmjet SPB-së që është edhe e drejtë sepse në të ardhmen qytetarët do të duhet të dinë vetëm një numër 112 është numri që do ti lidhë të gjitha shërbimet”- tha Antonio Dodevski, Shërbimi i Shpëtimit Malor.

 

 

Nga shërbim malor i shpëtimit thonë se tanimë janë furnizuar me mjete dhe pasie për shpëtim, dhe resurse për operacione komplekse që mund të ndodhin në këtë rajon. Ata apelojnë që alpinistët të marrin ushqim të mjaftueshëm me vete, telefon me bateri të mbushur dhe ti respektojnë rregullat e malit.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

SULMET NDAJ ARTAN GRUBIT JANË SULME NDAJ KRAHUT TË DJATHTË TË ALI AHMETIT

Story i radhës

Të paktën 6 migrantë të vdekur nga fundosja e një varke në afërsi të Marokut

Të fundit nga