Numri i të vdekurve nga bombardimet ruse në qytetin qendror të Ukrainës, Vinnytsia, ka lënë të vdekur të paktën 12 persona – duke përfshirë një fëmijë – dhe ka shkaktuar një zjarr të madh që po luftohet nga dhjetëra punonjës shpëtimi, përcjell Bota sot.
Shërbimet e urgjencës ukrainase thanë se ka “12 të vdekur, përfshirë një foshnjë dhe 25 të plagosur”, pas sulmeve në Vinnytsia, duke shtuar se 90 personel të shërbimit të urgjencës ishin në vendngjarje duke punuar për të shuar zjarrin e shkaktuar nga sulmet.
Shefi i policisë kombëtare Ihor Klymenko, duke cituar informacionin paraprak, tha se raketat goditën një bllok zyre dhe dëmtuan ndërtesat e banimit aty pranë, duke shkaktuar një zjarr të madh i cili u përhap në një park makinash dhe i ndezi automjetet.