huadhenesi ne kriptomonedha celsius shpall falimentin 62cffb9f357b6

Huadhënësi në kriptomonedha Celsius shpall falimentin

July 14, 2022
1 minut lexim

Huadhënësi në kriptomonedha Celsius Network njoftoi shpalljen e falimentimit. Huadhënia në kriptomonedha ka rënë në muajt e fundit pas kolapsit të shumë kriptomonedhave nxitur nga TerraUSD në Maj.

Celius ka ndërprerë të gjitha tërheqjet dhe transaksionet e llogarive muajin e kaluar duke fajësuar kushtet ekstreme të tregut. Autoritetet në disa shtete Amerikane nisën hetimin e vendimit të Celsius.

Kompania Amerikane tha se kishte vetëm 167 milionë dollarë për të ofruar likuiditet gjatë procesit të ristrukturimit. Asetet e saj llogaritet të kenë një vlerë prej 1 deri në 10 miliardë dollarë.

Pas lajmit për shpalljen e falimentit nën mbrojtjen e Kapitullit 11, anëtarët e një komiteti special të drejtuesve të bordit thanë ditën e Mërkure se vendimi është i vështirë por i nevojshëm dhe i arsyeshëm pas ndërprerjes së tërheqjeve, transfertave dhe këmbimeve muajin e kaluar në platformë për stabilizimin e biznesit të Celsius dhe mbrojtur konsumatorët.

Nën Kapitullin 11 Celsius mund të vazhdojë operimin e biznesit dhe konsiderohet më shumë si një reorganizim. Pretendimet e konsumatorëve do të adresohen përmes procesit të Kapitullit 11 tha Celsius.

Celsius fiton duke marrë depozita konsumatorësh dhe dhënë hua me interesa më të larta. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

denoncimi nipi i deputetit te ps godet me grushte kryebashkiakun e divjakes 62cffb62f3ed6
Story i mëparshëm

Denoncimi/ Nipi i deputetit të PS godet me grushte kryebashkiakun e Divjakës!

te pakten 12 te vdekur ne sulmin rus ne vinnytsia 62cffbafe3d81
Story i radhës

Të paktën 12 të vdekur në sulmin rus në Vinnytsia

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 18 janar

Mbahet Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Restorant “Villa Natyra” Prugovc, kilometri i 10-të i magjistrales Prishtinë-Podujevë, ora 10:00) Nisin punimet për renovimin
ShkoLartë