Të ngrohtë apo të ftohtë? Si duhet ta konsumoni qumështin

October 27, 2022
1 minut lexim

Qumështi është burim i shkëlqyer i kalçiumit, kaliumit dhe vitaminës D, pasi ai i ofron organizmit shumë përfitime shëndetësore.

Disa preferojnë ta pijnë qumështin të ngrohtë dhe pjesa tjetër të ftohtë, por Agroweb na tregon se cila është mënyra më e mirë e konsumimit.

Sipas dietologëve nuk ka një matës ekzakt për një përgjigje të prerë, kjo pasi temperatura e qumështit (i ngrohtë apo i ftohtë) kur e konsumoni varet nga gjendja shëndetësore dhe shumë faktorë të tjerë.

Kur qumështi është i ngrohtë, ai ndihmon organizmin për një tretje më të lehtë. Laktoza që përmban qumështi shpërbëhet dhe ndihmon në parandalimin e problemeve të pakëndshme që vijnë nga mos tretja, siç është fryrja e stomakut apo edhe diarreja. Një filxhan me qumësht të ngrohtë para se të flini ndihmon për një gjumë më të qetë.

Ndërsa nëse vuani nga djegia në stomak atëherë qumështi i ftohtë ndihmon në lehtësimin e menjëhershëm të stomakut.

Përveç kësaj, konsumimi i qumështit të ftohtë pas ngrënies së vaktit ndihmon në parandalimin e aciditetit në stomak. Koha më e mirë për ta konsumuar atë është herët në mëngjes.

Pra, qumështin e ngrohtë apo të ftohtë duhet ta konsumoni bazuar në faktorët tuaj shëndetësorë.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Deli”: befasia e re turke

Story i radhës

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë pas konfliktit mes dy komshinjve

Të fundit nga

ShkoLartë