Aneksimi i Krimesë më 16-18 Mars 2014 ishte hapi i parë i Rusisë së Putinit për të marrë zemër dhe të vazhdonte me zgjerimin e Rusisë.
Pafuqia e vendeve të fuqishme të botës për të detyruar Rusinë të pagunte shtrenjtë këtë aneksim, vetëm sa ka zgjeruar apetitet e Vladimir Putinit. Edhe populli rus ishte entuziast me aneksimin e Krimesë, gjë që ndikoi që Putini të shënonte mbështetje rekord në popullësi duke arritur deri në më shumë se 80%, më parë ai kishte përkrahje afër 60%.
Putini, përfaqëson atë që në të vërtet është populli rus, të etur për gjak dhe pushtim. Zanafilla e konflikit me Ukrainën, daton qysh kur ish-republika sovjetike filloi t’i afrohej Bashkimit Evropian.
Presidenti pro-rus i Ukrainës, Viktor Janukoviç, i katërti me radhë, njoftoi pezullimin e Marrëveshjes së Asociimit të BE-së në 2013 për të parandaluar kthimin e vendit drejt Perëndimit. Kjo lëvizje shënoi fillimin e një krize të thellë në historinë e Ukrainës.
Meqë Ukraina është e ndarë gjeografikisht midis Evropës dhe Rusisë, ashtu janë njerëzit e Ukrainës të ndarë në dy pole, mes atyre pro-rusë dhe pro-perëndimorë. Ukraina është nisja e synimeve të mëdha të Putinit për të zgjeruar pushtimin edhe me gjërë, duke përfshirë Moldavinë, Poloninë, Bullgarinë dhe deri në Kosovë.
Kjo gjë do të ndodh nëse bota nuk tregohet e bashkuar për të parandaluar Putinin, Hitlerin e ri në syniemt e tija djallëzore. Në një shkrim të Daily Star, e të cilin e përcjellë “Bota sot”, publikohet një hartë sekrete e qeverisë Britanike e cila zbulon vendet e mundshme të Mbretërisë së Bashkuar që Putini do të kishte më shumë gjasa të synonte me sulme bërthamore.
Pikat e nxehta të Britanisë për hedhjen e bombave bërthamore nga ushtria ruse janë përcaktuar, me 38 qyteza dhe qytete që frikësohen se janë më të rrezikuara nga një sulm i mundshëm.
Ukraina është vetëm maja e Ajzbergut nësynimet e Putinit, të cilat rrezikojnë botën drejt një lufte të re në botë. E rrezikuar është edhe Kosova, e cila rrezikon që të ketë konflik, e frymëzuar nga Rusia me Serbinë që bën sehir për të parë mundësinë e parë që ta bëj një gjë të tillë, nëse NATO nuk tregohet e vëmendshme.
Pra, bota është në prag të një lufte të re, për të mos ndodhur kjo duhet goditur fortë Putinin. SHBA dhe BE bashkë me NATO-n të përdorin forcën për të goditur Putinin, pasi koha ka treguar se Putini nuk njeh gjuhë tjetër përveç forcës. Nuk njeh liri, demokraci dhe negociata. Bota,nuk duhet të përkëdhelë një kuqedër që synon të shkatërrojë botë, agresori duhet ndalur me agresion, me gjuhën e forcës, gjuhë tjetër nuk njeh Putini.