Të martën protesta në Tetovë kundër hapjes së kazinos në afërsi të çerdhes

February 18, 2022
1 minut lexim

Lëvizja Anti-bixhoz për të martën ka paralajmëruar protesta masive, kundër hapjes së kazinos pranë çerdhes “Rinia” në Tetovë.

Sot në konferencë për shtyp nga kjo iniciativë, thanë se do të përdorin çdo mënyrë demokratike për të penguar hapjen e kazinos.

“Ndjehemi të tradhtuar dhe totalisht të zhgënjyer nga ju politikanë, dhe nga pafuqia juaj që mos ndoshta dëshironi t’iu quajmë vendimmarrës se jeni të zgjedhur nga ana e popullit por nga ana tjetër sillni propozime e vendosni kundër këtij populli. Andaj, njoftojmë opinionin se më datë 22 shkurt, në ora 14:00, do jemi në përkrahje të protestës qytetare kundër hapjes së kazinos pranë çerdhes Rinia, tek rreth rrotullimi tek fabrika Tetekst”, thotë Jushi Emërllahu nga Lëvizja Anti-bixhoz.

Mbështetje për protestat ka paralajmëruar edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Ai sot deklaroi se do të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat institucional për të penguar aktivitetin e kazinove.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Jetimat e Ballkanit” hapin kuzhinën humanitare edhe në Prishtinë

Story i radhës

SHBA ia shet Polonisë 250 tanke që kapin vlerën e 6 miliardë dollarëve

Të fundit nga

Mickoski: Na duhet administratë e depolitizuar!

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron reforma në administratën publike, sipas tij ,vendit i nevojitet një administratë publike që do të jetë shembull efikasiteti, ku përveçse shërbimeve për qytetarët, do të jetë edhe partner në
ShkoLartë