Te kush është faji për patentat e shoferëve? Në ditën e fundit partitë u kujtuan për ta vazhduar vlefshmërinë e tyre

Një ditë përpara se të skadojë vlefshmëria e dokumenteve personale filluan reagimet e partive për t’i vazhduar të njëjtat. Partia në pushtet, LSDM dhe opozitarja VMRO-DPMNE, i  kanë dorëzuar në Kuvendit propozime për ndryshimin e ligjeve për dokumente rrugore dhe për siguri në komunikacion, me qëllim të vazhdimit të afatit të vlefshmërisë së pasaportave dhe patentë shoferëve që mbajnë emrin e vjetër kushtetues Republika e Maqedonisë.

“Me ndryshimet në ligj, qytetarët mund të vazhdojnë t’i përdorin ato në territorin e shtetit. Ndërkohë, qytetarët nuk duhet të dënohen, askush nuk duhet të dënohet për pjesëmarrje në trafik. Kjo është një zgjidhje e përshtatshme, lejet e drejtimit janë për përdorim shtëpiak dhe duhet të mbeten të vlefshme. Për këto zgjidhje ligjore presim mbështetje nga të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë”, tha Darko Kaevski – deputet, LSDM.

Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski tha se edhe ata kanë përgatitur ligje dhe i kanë dorëzuar në arkivin në Kuvend, ndërsa deputeti i kësaj partie, Igor Janushev, thotë se do të ngre padi kundër Spasovskit dhe do të dorëzojë kërkesë për dëmshpërblim të qytetarëve për shkak të shpenzimeve.

“VMRO-DPMNE do të kërkojë përgjegjësi penale nga Oliver Spasovski sepse qytetarët që kanë nxjerr pasaporta nga 2018 deri sot, e të cilëve shteti nuk u ka dhënë dokument udhëtimi të duhur janë drejtpërdrejt të sjell në një pozicion nënvlerësues që të mos mund të realizojnë të drejtat e tyre”, pohoi Igro Janushev – deputet, VMRO-DPMNE.

Nga opozitarja shqiptare LEN porositën kryeministrin teknik, Talat Xhaferi, që të ndërpres kampanjën zgjedhore dhe fotografimin, e t’i qaset punës për zgjedhjen e këtij problemi.

“Në vazhdimësi kanë qenë në qeveri , në vazhdimësi i kanë gënjyer qytetarët që kjo nuk do të bëhet një çështje e madhe. Sot është sjellë puna që një vend anëtar në NATO të paralizohet komplet jeta e qytetarëve dhe institucionale”, tha Orhan Murtezani, LEN.

Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski sot pasdite do të mbajë seancë urgjente parlamentare, në të cilën duhet të bëhen ndryshime në Ligjin për siguri në komunikacion dhe ligje të tjera që do të referohen për vlefshmërinë e patentë shoferëve. Kryetari i Kuvendit Mitreski theksoi se paradite ka pasur takime me koordinatorët e grupeve parlamentare, me ministrat dhe me kryeministrin e Qeverisë Teknike, Talat Xhaferi.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

“A bon me qitë jashtë a e qes unë?”, Hisen Berisha nxehet pasi Salih Zyba i thotë komunist: Këqyre ti zotëri!

Story i radhës

Pendarovski: Pres që afati i lejeve të vozitjes të zgjatet deri në fund të vitit

Të fundit nga