Të huajt biznes me pronat, investimet arritën 686 mln eu

September 15, 2023
1 minut lexim

Investimet e Huaja Direkte shënuan vlera të reja rekord për tremujorin e dytë dhe të gjithë 6-mujorin e parë të vitit.

Vlera e tyre arriti 686 mln lekë, çka tregon se me këtë ecuri, deri në mbylljen e vitit 2023, ato mund të shkojnë përtej shifrës 1.3 mld euro.

Sipas Bankës së Shqipërisë, flukset valutore ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, në masën 20%, në sektorin e hidrokarbureve 17%, në sektorin financiar 15% dhe në energjetikë, ato përbënin 9% të totalit.

Të njëjtët sektorë kishin qenë dominues edhe në tremujorin e parë të vitit, por me kryesimin e hidrokarbureve, në masën 21%, të ndjekur nga bankat në masën 14% dhe sektori i pasurive të paluajtshme, në masën 14%.

Investimi në prona ka njohur rritje të shpejtë përgjatë 3 vitet e fundit, çka vihet re, jo vetëm në morinë e lartë të ndërtimeve, por edhe në shit-blerjen e tyre.

Investimet e huaja në prona janë tipike sidomos për zonat bregdetare, ku, me gjithë rritjen e çmimeve, ato ngelen mjaft konkurruese krahasuar edhe me vendet e tjera të Rajonit, si Mali i Zi apo Kroacia.

Rritja e fortë e çmimeve të pronave në vitet e fundit i ka bërë pasuritë e paluajtshme edhe një alternativë më tërheqëse për të investuar. Kjo e ka rritur numrin e blerësve që kanë blerë prona jo më për nevoja banimi apo shfrytëzimi familjar, por për qëllime investimi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A u ndërpre shtesa prej 100 eurosh për fëmijët me sindrom? Reagime të shumta në rrjetet sociale, Trençeska mohon

Story i radhës

Si Ndikon Mbipesha tek Shëndeti i Trurit dhe Kujtesa

Të fundit nga

ShkoLartë