“Të hiqen avionët privatë”: Fushata e partive të majta e të gjelbërta italiane kundër ndotjes së ajrit

min lexim

Po shkakton bujë fushata për shfuqizimin e avionëve privatë e nisur në rrjetet sociale nga Europa Verde dhe Sinistra Italiana, dy partitë e rreshtuara në koalicionin e qendrës së majtë të kryesuar nga Partia Demokratike, në funksion të zgjedhjeve të 25 shtatorit.

“Zhdukni avionët privatë” është slogani dhe po ndan përdoruesit e Facebook dhe Twitter.

Propozimi është i lidhur me të dhënat e ndotjes prodhuar nga aeroplanët, mjete të përdorura shpesh për udhëtime të shkurtra nga politikanët dhe yjet e ndryshme.

 “1% më e pasur e popullsisë në planet ndot dy herë më shumë se gjysma më e varfër. Ja pse çmimin e tekave të super të pasurve e paguajnë të gjithë dhe të gjithë, si dhe gjeneratat e ardhshme.” – shkruajnë faqet sociale të dy partive të majta të aleancës së Gjelbër.

“E shohim çdo ditë në rrjetet sociale. Të famshëm që shfaqin stilin e tyre të jetesës së rëndë nga klima. Avionë privatë për udhëtime të shkurtra dhe të panevojshme, si një aperitiv në Mikonos nga Sardenja dhe anasjelltas, në vetë 24 orë. Tonelata e tonelata CO2 të emetuara pothuajse për argëtim. Një çmenduri”.

Për këto parti duhet që reduktohen emetimet dhe të përmbushen objektivat e përcaktuara 2030 lidhur me ndotjen e ajrit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rita Ora gati për performancën e parë pas martesës në festivalin e njohur, artistja shfaqet me shumë stil nga Zvicra

Story i radhës

Ngjarja e frikshme me Qefalijan, Tirana tregon situatën shëndetësore të lojtarit

Të fundit nga