Të hapen dosjet e UDB-së, të dihet kush ka punuar për Kosovë e kush për Serbi!!!

May 29, 2022
min lexim

E brishtë në fushën e sigurisë, Kosova vazhdon të jetë e pabarabartë me shërbimet sekrete serbe, të cilat janë më të avancuara në këtë drejtim. Kosova, ka nevojë për ligjin e lustracionit, përmes të cilës do të del në pah figura e secilit zyrtar shtetëror, një gjë e tillë akoma s’ka ndodhur.

Një gjë të tillë është dashur ta bëjë Kosova, si dhe të kërkohet që të hapen dosjet e UDB-së, gjithmonë pas çdo përmbysje të sistemeve të kaluara, me luftë ose pa të, automatikisht kërkohen bashkëpunëtorët, të cilët i shërbyen sistemit tjetër për të mbijetuar respektivisht sunduar. Arsyeja pse s’ka ndodhur deri më tani ka të bëjë me faktin se ata që ishin në pushtet kishte edhe të atillë që kishin pasur lidhje me UDB-në.

Andaj, nuk ka ndodhur një gjë të tillë pasi me hapjen e dosjeve shume njerëz do ishin dërguar në burg. që të zbardhet dosja e UDB-së, pasi rrjedhimisht do të dërgonte në burg. Pas luftës njerëz të UBD-së kanë qenë të fuqishëm si në politikë, në media dhe kanë qenë ekonomikisht shumë të fortë, prandaj forca e tyre është kaq e madhe dhe prezente në vendin tonë.

Në fakt UDB-ja është më prezente në mesin e atyre që shtiren si heronj, trima të luftës, në emër të së cilës kanë arritur të vjedhin këtë popull të varfër dhe të falimentuar. Shqipëria në vitin 2018 ka filluar të merret me rolin e shërbimeve të huaja gjatë regjimit komunist, kryesisht të UDB-së ish-Jugosllavisë, KGB-së etj, do të jenë në fokusin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, gjatë vitit 2018 dhe në vijim, për efekte studimore dhe në kuadër të edukimit qytetar. Deri tani asnjë rezultat.

Megjithatë edhe Kosova duhet të kërkojë komisione të tilla për të zbardhur të kaluarën e secilit zyrtarë shtetëror, derisa dosjet e shërbimeve sekrete për shqiptaret kryesisht ndodhen në Beograd, kjo e fundit me qëllim nuk ka bërë zbardhjen për të mbajtur në institucione të shtetit njerëz të saj. Edhe mua, disa militant të Hashimit dhe disave që janë thirr në emër të luftës e kanë bërë pasuri marramendëse më akuzojnë si njeri i UDB-së, eh të shkretit nuk dijnë prandaj flasin.

Gjithsesi, duhet zbardhur siguria e secilit njeri, jo vetëm pse të akuzon dikush për mendime të ndryshme politike, për hir të së tashmes dhe të ardhmes duhet një gjë e tillë të bëhet sa më parë. Nuk guxon Kosova të mbetet peng i dosjeve të mbyllura, krijohen keqkuptime, akuza pa bazë, të gjithë futën në një thesë, pikërisht ata që janë pjesë e shërbimeve të huaja, janë në pozita të rëndësishme, për këtë dhe për të ardhmen e vendit tonë duhet të kërkohet nga Serbia të sjellë dosjet e bashkëpunëtorëve shqiptarë në UBD, dhe në anën tjetër Kosova ta miratoj ligjin e lustracionit për të ditur se kush është dhe çka është në të vërtetë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Avasiloaie: Rusia ka më shumë se 1500 ushtarë të stacionuar ilegalisht në Transnistria

Story i radhës

Shiu prish murin e Kazermës në Tetovë

Të fundit nga

ShkoLartë