Real Madrid ka mposhtur 4-0 Girona-n të shtunë në mbrëmje dhe ka bërë një hap shumë të madh drejt titullit. Një ndeshje pa histori, siç e tregon edhe rezultati.
Megjithatë edhe në një mbrëmje feste, në ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit deri në këtë moment, mendimet e Los Blancos kanë shkuar te Barcelona.
Real-i i Carlo Ancelotti-t ka thelluar diferencat me Girona-s dhe njëkohësisht ka shkuar 11 pikë larg Barcelona-s (do të luajë mbrëmjen e sotme në shtëpi kundër Granada-s).
Edhe nëse katalanasit do të fitonin, Los Blancos do të mbeteshin 8 pikë larg Barcelona-s. Një diferencë që duket e pamundur për t’u eliminuar, me Barçën që nuk po kalon një sezon të lehtë.
Për këtë arsye nga tribunat e Bernabeu-t, gjatë ndeshjes së fundit, tifozët e merengues kanë kënduar me zë të lartë korin “Xavi quedate”, ose më saktë “Xavi qëndro”, në mënyrë natyrisht ironike.
Një kor që i referohet faktit se tekniku ka lajmëruar që, në fund të sezonit, do të largohet Barcelona. Por nuk ka shpëtuar një detaj…
Në atë moment kanë tërhequr vëmendjen Jude Bellingham dhe Toni Kroos.
Të dy ishin në stol, të zëvendësuar nga Brahim Diaz dhe Modric pasi fitorja ishte siguruar.
Telekamerat i kanë kapur teksa flisnin dhe qeshnin mes tyre, pikërisht ndërsa Bernabeu këndonte korin kundër trajnerit të Barcelona-s.
Dhe Marca ka ngritur pyetjen: dy mesfushorët ishin të argëtuar për korin e tifozëve të Real Madrid drejtuar Xavi-t? Dyshimi mbetet.