te gjithe po e presin granit

Të gjithë po e presin Granit Xhakën

February 22, 2026
1 minut lexim

Sunderland përballet sot (15.00) me Fulham F.C., duke synuar të vazhdojë formën e mirë pas fitores në FA Cup fundjavën e kaluar dhe të rikthehet te fitoret në kampionat.

Trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris, ka dhënë lajmin që tifozët prisnin në konferencën për shtyp para ndeshjes, duke konfirmuar se Granit Xhaka është i gatshëm për ndeshjen.

Granit Xhaka po rikthehet nga lëndimi.

“Granit ka stërvitur pothuajse plotësisht gjatë kësaj jave, kështu që është i gatshëm për përzgjedhje.

Është më mirë të luash me Granitin sesa pa të. Kur ke më shumë opsione për formacionin startues dhe për bankën rezervë, skuadra është më e fortë.

Për Granitin duhet të jemi progresivë dhe ta respektojmë procesin, por është lajm i mirë sepse tani i kemi të gjithë mesfushorët në dispozicion”.

Le Bris theksoi se konkurrenca brenda grupit është shumë e rëndësishme:

“Konkurrenca është e rëndësishme në skuadër dhe për ekipin gjithashtu.

Nuk mund të luajmë vetëm me 11 lojtarë, gjithmonë do të na duhen 15 ose 16, varësisht nga situata”.

Është e vështirë të imagjinohet që Xhaka të mos startojë, gjë që e vendos trajnerin përballë një dileme të këndshme sa i përket përbërjes së mesfushës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

xhuli e djeg atmosferen ne londer shfaqet me nje vallezim provokues 699addfc30602
Lajmi i mëparshëm

Xhuli e ‘djeg’ atmosferën në Londër, shfaqet me një vallëzim provokues

irani shpall forcat ajrore dhe detare te be se si organizata terroriste 699ae54a56ea2
Lajmi i radhës

Irani shpall forcat ajrore dhe detare të BE-së si organizata terroriste

Të fundit nga

Kush komandon vërtet në Iran

Kur ajatollahu Ali Khamenei qeveriste në Iran si udhëheqës suprem, ai ushtronte një pushtet absolut mbi të gjitha vendimet që lidhen me luftën, paqen dhe negociatat me Shtetet e Bashkuara. Djali i
ShkoLartë