Të gjithë fitimtarë nga marrëveshja për targat!!!

November 25, 2022
min lexim

Pas marrëveshjes për targat e makinave, të gjitha palët e përfshira në konflikt po thonë se kemi fituar!

Kështu thonë përfaqësuesit e Kosovës. Kështu thonë përfaqësuesit e Serbisë. Kështu thonë edhe përfaqësuesit e Listës serbe!

Kur dikush fiton, dikush duhet të humbë. Dhe e kundërta!

Në qershorin e vitit 1999, atëherë kur Jugosllavia (alias Serbia) e humbi luftën në Kosovë, deklaronte se e kishte fituar luftën. Në anën tjetër Kosova dhe shqiptarët thonin gjithashtu se e kishin fituar luftën. Edhe përfaqësuesit e NATO-s, gjithashtu deklaronin se e kishin fituar luftën?!

Një gjerman, me të cilin punoja në një organizatë punuese, i kishte dëgjuar deklaratat e të tria palëve dhe një ditë krejt papritmas do të pyeste: -Kush në të vërtetë ishte fituesi i asaj lufte, pasi që të tri palët deklaroheshin si fitues?!

Dhe pastaj sikur fliste me veteën e tij do të shtonte: -Vërtetë nuk po di se si t’i jap zgjidhje kësaj çështjeje, edhepse jeta na mëson se kur dy apo më shumë palë ndodhen në konflikt, pas përfundimit të atij konflikti, dikush humbë e dikush fiton. Ndërkaq pas konfliktit të fundit, që të tria palët po shpallin fitoret e tyre?! (Ky është absurd i llojit të vetë-do të përfundonte miku im gjerman).

Edhe pas marrëveshjes së fundit për targat, të dy palët në konflikt po deklarojnë se kanë dalë të fituar?!

Pala kosovare po thotë se ka dalë e fituar sepse sipas saj në marrëveshjen e arritur, pala serbe është deklaruar se nuk do të prodhojë më tabela për serbët e Kosovës. Palët serbe (qeveria e Serbisë dhe përfaqësuesit e Listës serbe) po deklarojnë se kanë dalë të fituar sepse, me tabelat e pandryshuara kanë arritur që ta ruajnë Serbinë brenda Kosovës?!

Edhe këtu po del se të gjitha palët në konflikt kanë dalur të fituara, që është absurd i llojit të vetë!

Mendimi i lirë pas kësaj marrëveshjeje do të thoshte se pala (palët) serbe në këtë rast kanë dalur të fituara, sepse kush do t’i ndalojë ato që mos të prodhojnë edhe në të ardhmen tabela serbe me akronime të qyteteve të Kosovës?!

Serbia gjatë tërë historisë së ekzistimit të saj ka jetuar dhe vepruar me mashtrime, prandaj ajo do të vazhdojë edhe në të ardhmen me to.

Ulu se nuk të hanë qentë-thuhet në një thënie të vjetër të popullit tonë!

Vizavi kësaj do të shtonim: -Rrini të qetë se nuk të mashtron më Serbia?!…

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Adem Avziu jep një lajm të madh për Tetovën, “Kodra e Diellit” me investues gjigant nga Austria

Story i radhës

Kafshimet e qenve endacakë tronditën banorët e Prishtinës

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë