Të gjithë e dimë se Edukata merret – fitohet nga prindërit dhe është fytyra më e pastër, mirëpo këta politikanë, çfarë fytyre kanë?

April 19, 2022
min lexim

Popull, zgjohu, kthjellu dhe mos lejo të largohesh dhe të tretesh, rrugëve në Mërgim!

Ne të gjithë bashkë, jemi ndryshimi, ne mundemi dhe ne ndryshojmë.

Nuk ka rëndësi se sa herë e ndërron lëkurën, një gjarpër do mbetet përsëri helmues!

O popull, kujtohu për këtë kur t‘ua japësh një mundësi të dytë, njerëzve që të kanë zhgënjyer!

Dhe sigurisht, mos gabo t‘u besosh njerëzve verbërisht.

Trojet shqiptare po shpopullohen, gradualisht madje në heshtje dhe ç’farë po bëjmë ne?

Sehir.

Po – po sehir, njëjtë si këta sehirxhinjtë, të cilët asnjëherë nuk vepruan dhe as tani, s‘po veprojnë. Këta po manipulojnë!

Ç’farë bën, ndaj sulmeve në Veri?

Sulme në Veri, ndërsa shqiptarët sillen ndaj njëri tjetrit si çdoherë, „kapadai“.

Fillimisht, krerët e institucioneve të vrazhdë ndaj gazetarëve dhe mediumeve në përgjithësi.

Të pispillosur dhe kapardisur, të ngrefosur, injorant e papagall, mujshar dhe të gjithë pa dallim partiak më shumë se brutal!

Dalin para kamerave të lidhur me kravata dhe si papagall, përsërisin përmendësh, synimet e Serbisë dhe Rusisë.

Çfarë jeni duke ndërmarr ju tregoni se na keni lodhur, duke cicëruar dhe asnjëherë, duke vepruar.

Të gjithë e dimë se Rusia, çdoherë ka pretenduar dhe synuar Ballkanin për të destabilizuar.

A jemi pullë postare ne që t‘na pështyni, çdoherë kur keni nevojë?!

Jo, s‘duhet të jemi.

O besoni se shpresa është dhënë, vetëm për ata që janë të pashpresë, kuptoni mos besoni dhe reagoni.

E dini dhe e keni parë Ylberin ai ka shtatë ngjyra, mirëpo këta politikan, janë më shumë se me shtatë fytyra!

Unë shpeshherë mendoj, jemi të mallkuar apo kush na mallkoj?!

A e mallkuam ne vetën tonë?

Ndoshta e tradhtuam shumë herë atdheun dhe njëri tjetrin, apo….

Shumë mirë e dini se; delja e ka frikën nga ujku, mirëpo në fund e han çobani, t’cilit i ka besuar!

Nuk e di a po e dini se ne po mbetemi, çdoherë të zhgënjyer, sepse po besojmë se të tjerët janë të gatshëm të bëjnë atë që ne po bëjmë për ta!

Njerëzit, çdoherë janë produkt i mendimeve të tyre.

Ne çëdoher e bëjmë atë që e mendojmë.

Fillimisht besoni në fuqinë e shumicës, ne jemi shumica, mirëpo fatkeqësisht të ndarë, ndërsa këta janë pakica, mirëpo të bashkuar!

Nëse të gjithë bashkërisht nuk reagojmë, sikur t‘jemi një trup i vetëm, çdoherë pakica e bashkuar do na manipulojnë.

Mos harroni se të gjithë ata që vrapojnë, njëjtë sikur kafshët të lëshuara nga “ahuret“, janë të manipuluar.

Bashkohuni dhe veproni, ose VUANI dhe VAJTONI është zgjedhja dhe sigurisht, vendimi i juaj….

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Liverpool – Manchester United 2-0

Story i radhës

Debutimi i iPhone 14 do të thotë fundi i iPhone 11

Të fundit nga

ShkoLartë