Të gjitha rrugët e Komunës së Gjilanit janë të kalueshme pas reshjeve të borës

December 26, 2024
1 minut lexim

as reshjeve të borës, rrugët e qytetit dhe ato të fshatrave të Komunës së Gjilanit janë të kalueshme për lëvizjen të automjeteve.

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike bashkë me operatorin ekonomik janë angazhuar me kapacitete të plota në mënyrë që rrugët, sheshet e trotuaret të jenë të pastruara.

Drejtori për Shërbime Publike në Komunën e Gjilanit, Kushtrim Ibrahimi, ka dalë në terren jo vetëm gjatë ditës, por edhe në orët e vona të natës për të parë gjendjen e rrugëve.

Ai tregoi se pas reshjeve të dendura të borës, operatori ekonomik nga mëngjesi ka kryer pastrimin e rrugëve në komunën tonë.

“Gjatë vizitave në teren të gjitha rrugët janë të kalueshme, lusim qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe njëkohësisht të na njoftojnë për vështirësitë në rrugët ku ata hasin”, tha drejtori Kushtrim Ibrahimi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Betlehemi në hijen e luftës: Krishtlindjet pa gëzime

Story i radhës

“Si pëllumb, tu bëfsha kurban”, Pirro Çako dhe Parashqevi Simaku flasin pas 36 vitesh

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,

Vit i ri, sulm i ri

Një qëllim për vitin e ri? E po, të ndryshojë. Sulmi i Milanit, mes Krishtlindjeve dhe Epifanisë, rrezikon një ristrukturim të rëndësishëm. Në ndeshjen e fundit të vitit, kundër Romës, Fonseca mund
ShkoLartë