Real Madridi është duke shkëlqyer në këtë fazë të Ligës së Kampionëve duke qëndruar në krye të grupit F me 9 pikë. Në merkaton e fundit madrilenët blenë dy mesfushorë Eduardo Kamavinga dhe Aurelien Tçuameni. Por duke mos mjaftuar ata, “Los Blancos” dëshirojnë mesfushorin e Dortmundit Xhud Bellingam.
“The Sun” raporton se Real do ti bindte gjermanët ta linin të lirë anglezin vetëm për 100 milionë euro.
19-vjeçari Belingam është lojtari më i shtrenjtë në Bundesligë, vlera e të cilit llogaritet në kuotën e 90 milionë eurove.
Në 12 përballjet e këtij fillimsezoni, talenti anglez ka konkretizuar me 4 gola dhe 2 asiste (përfshirë sfidat në Bundesligë, Kupën e Gjermanisë dhe Champions-in).
Fitorja e fundit e Dortmundit ndaj Seviljës, e vlefshme për Champions, me shifrat 1-4 në transfertë, e vërtetoi edhe një herë se sa i rëndësishëm është mesfushori anglez për të tijtë, me 1 gol dhe 1 asist.