Të fshehtat e operacionit anti-Gylen të Edi Ramës!

min lexim

Shumëkush është suprizuar me vendimin e “papritur” të Edi Ramës për të mbyllur kolegjim “Mehmet Akif” në Tiranë dhe kopshtin “Zubeyde Hanim”- dikur Turgut Ozal, me një lëvizje të vetme.

Megjithatë, gjithçka ishte planifikuar me kujdes nga kryeministri, e kur u ekzekutuan vendimet, vetëm sa nisi zbatimi i një operacioni zinxhir.

Por asgjë nuk ka qenë spontane dhe kaq e “beftë”, apo siç është thënë në komente dhe reagime publike, një nxitim i Ramës për të zbatuar urdhërat e porositë e Rexhep Tajip Erdoganit, që kishte lënë që janarin e këtij viti.

Gjithçka rreth këtij operacioni është më djallëzore sesa duket. Ky operacion fsheh një të vërtetë shumë të frikshme, nga ku Edi Rama, që gjendet në një vështirësi të madhe nga rënia e popullaritetit dhe rrënimi i buxhetit, ka ndërmarrë veprime të forta për të zgjatur pushtetin e tij gjithsesi shumë të gjatë.

Siç mësohet, ka pasur negociata të gjata me njerëz pranë Ramës, për të bërë të mundur që ky i fundit, të mos i lejojë asetet gyleniste që të kalonin në duar të panjohura, ndërkohë që ka arritur të bindë Erdoganin për të mbështetur edhe njëherë me likuiditet e influencë fushatën më të vështirë për socialistët; atë të zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm.

Siç e kemi bërë të ditur, nga janari kur Erdogan lëshoi ultimatumin për mbylljen e “çerdheve gyleniste” në Shqipëri, Edi Rama dhe sulltani i Ankarasë kanë kaluar një situatë mjaft të rëndë: Ftohtësi, përplasje, mprehje thikash nga pas shpine, e manovra të Rexhep Tajipit për të joshur Ilir Metën etj., etj.

Por gjatë kësaj kohe, Edi Rama i ka dërguar sejmenë pa fund Erdoganit që të ketë pak durim se gjërat do të zgjidheshin, ngaqë ai ishte në pikë të hallit, pasi e kanë siluruar amerikanët, e në magje nuk ka asnjë gram miell.

Në fund, kur situata ishte në periudhën më të acaruar, Edi Rama shkon familjarisht në ‘Dollma Bahçe’, për t’i prezantuar sulltanit planin e tij.

Erdogan nuk e pret, por ngarkon krahun e tij të djathtë: Ibrahim Kalin, që të dëgjojë versionin e kryeministrit shqiptar. Rama, duhet thënë i përgatitur nga protokolli inatçi i presidentit turk, ka rritur dozën e premtimeve, përveç planit fillestar.

Pas kësaj, Erdogan vendos ta takojë, dhe i dërgon sinjal që mund të piqen në OKB veçse për një shkrepje të shkurtër. Por thjesht i thotë: “u bënë?

“Do të bëhen”, ja kthen Rama.

“Atëherë nuk janë bërë”, përgjigjet sulltani dhe largohet i vrerosur.

Të nesërmen, në Tiranë zbatohet operacioni brenda pak orësh. E ambasadori në Tiranë përcjell mesazhin: “Tani e pashë që u bë. Hajde në Dollma Bahçe”.

E takimi në divanin stambollit të sulltanit ka qenë një zijafet pa fytyrë të vrerosur, por gjithsesi në gjendje perize, ku diabeti i Erdogan nuk lejon asnjë lëndë të ekzagjeruar që mund të rrisë sheqerin apo gliceminë e njeriut të fortë të Ankarasë.

Megjithatë, si një njohës i mirë i “valiut” të Tiranës, sulltani i ka bërë pyetjen, “po tani ç’kërkon o dosti im i llastuar?”. E dosti i ka paraqitur listën…

Sulltani i është përgjigjur: “Më gjete në ditë të mirë, por ndryshe nga ti, unë nuk them do bëhet, po u bë!”.

Për ta sqaruar më qartë situatën: Rama i ka fituar zgjedhjet e 2017-s, ato të 2021-shit falë një mbështetje financiare dhe trafiku influence të Erdogan, i cili kontrollon këtu jo thjesht një rrjet grupesh interesi në qarqet radikale islamike, por edhe disa fondacione që qarkullojnë miliona dollarë në Shqipëri. Të cilat, përgjithësisht origjinën e kanë nga Katari, ku qeveris njeriu më i afërt i presidentit turk, Emiri Al Thani, i cili pret të pasurohet edhe më shumë me kampionatin botëror të futbollit.

Megjithatë, paketa që joshi Erdoganin ka shumë gjëra më të ëmbla për të, natyrisht pa shërbet pashallarësh se i bën dëm.

Shkollat e Gylenit, që nga Universiteti “Epoka”; më i miri në vend, i ka “blerë”(dhuruar faktikisht) si dhe shkolla “Mehmet Akif” e strukturat e tjera, një njeri i afërt i sulltanit në Shqipëri, përkatësisht në jug të vendit.

E këtu, mësohet se autokrati turk është kënaqur shumë, se mund të vijojë të pastrojë miliardat që vijnë nga Dubai e Katari. Pra njerëzit e tij të kthehen në një bankë të madhe shpërlarje, jo vetëm të nëntokës së huaj, por edhe asaj shqiptare që ka gjetur si cak Emiratet.

Duke parë këtë kënaqësi të Sulltanit, Babloku ka ndërmarrë operacionin tjetër, i cili është totalisht në favor të tij. Ka ndikuar dhe ekzekutuar shitjen e ABC-news te vëllezërit Devolli, ç’ka praktikisht e kthen gjithë median e rëndësishme të vendit në favor të tij. Një shenjë që tregon, që jo vetëm nuk ka ndërmend të hapë krahun, por të imitojë “një për një” njeriun që adhuron më shumë. Pasi e ka mbajtur në pushtet, pikërisht atëherë kur u duk se Perëndimi ja kishte vënë vizën…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Dybala shqetëson Argjentinën para botërorit

Story i radhës

Moldavia: Raketat ruse që goditën Ukrainën kaluan përmes hapësirës sonë ajrore

Të fundit nga