Të fillojmë menjëherë, djemtë tanë t‘i dërgojmë në shkolla me plis në kokë

min lexim

Për disa t‘cilët, qëllimisht nuk duan t‘a kuptojnë, duhet popullorqe me u‘a thonë.

Qëllimisht, shkrimi shkruhet më shumë në zhargonin popullor se në atë letrar.

Pse?

Se; ose s‘po duan, ose s‘po kuptojnë….

Historikisht, shqiptarët në tokat – trojet e tyre etnike nga shumë pushtues u vranë u masakruan u dhunuan, çdoherë u tentua dhe diku me raste u realizua tjetërsimi i traditave kombëtare dhe njëkohësisht edhe nga trojet tona – shtëpitë, dhunshëm na dëbuan.

Qëllimi kryesor i pushtuesve, fatkeqësisht të shumtë dhe të njëpasnjëshëm historikisht:

Isht dhe mbeti një dhe vetëm një!

Shqiptarëve duhet, ndaluar arsimimin.

Asnjëherë të vetme rastësisht, mirëpo çdoherë qëllimisht, shqiptarëve i‘u ndalua arsimimi – shkollimi, me shkue në shkolla e me m‘sue.

Përsëri historikisht dhe qëllimisht, shqiptarët u drejtuan dhe po drejtohen kah kultet fetare.

“Kishat dhe xhamiat, janë shkolla”!

Asnjëherë dhe kurrë e vërtetë.

As nuk ishin dhe kurrë, s‘do jenë.

Sigurisht se keni lexuar dhe dëgjuar se; jo më largë se gjysmë shekulli – pesë dekada, femrave – vajzave shqiptare i‘u është ndaluar shkollimi, fatkeqësisht nga familjarët e tyre të paarsimuar dhe të drejtuar kah kultet fetare.

Na qenka “haram” shkollimi i vajzave shqiptare, ato duhet me qëndru në shtëpi dhe me u përkujdes për fëmijë, anëtarët tjerë të familjes dhe jo me shkue n‘shkolla se është “haram”!

Se në shtëpitë e kulteve fetare, kështu u‘a kanë thënë, nuk bën femrat me shkue në shkolla, madje kemi shumë raste që shumë femra shqiptare – gjyshet tona fatkeqësisht, s‘kanë ditur dhe disa që jetojnë ende s‘dinë as shrkim dhe as lexim.

Ky është mjerim.

Në kisha dhe xhamia, “fitohet dituria”, çdoherë kështu është thënë!

Aspak e vërtet.

E pranoni apo jo, shumë pak ka rëndësi, mirëpo realiteti i keq – hidhur, ishte ky, kështu.

Gënjeshtër, manipulim dhe tentim për jo shkollim, tjetërsim i traditave dhe sigurisht dihet se një popull i paarsimuar, shumë më lehtë edhe harron traditat, kulturën dhe asimilohet dhe tjetërsohet.

Çfarë ndodhi dhe po vazhdon të ndodhë, fatkeqësisht dhe mjerisht, sidomos pas luftës së fundit në Kosovë?!….

Për organizatat e shumta „humanitare“ të thirrura kinse për humanitet, ishin dyert e hapura ose si thotë populli më ra „luga në mjaltë“!

Hajde të veprojmë se; ky popull është i daluar nga lufta i dërrmuar i masakruar i dëbuar dhe sigurisht dhe mjerisht edhe në varfëri të skajshme i paushqyer dhe mundësia e manipulimit ishte thuajse 99%.

Tentimi i bërjes “temë” disaditore për bartjen e shamisë në shkolla është edhe një qëllim i radhës për tjetërsim të traditave kombëtare.

Asnjëher gjatë historisë nuk është bartur, shamia në shkolla.

Sigurisht; nga mos lejimi i arsimimit të femrave shqiptare dhe tani lejimi, mirëpo ndryshe, tjetërsimi me shamia.

Mos harroni, tjetërsimi ka marrë hov….

Qëllimisht, fatkeqësisht, mjerisht dhe çuditërisht!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çmimet e larta të energjisë – a kërcënohet Gjermania nga trazira sociale?

Story i radhës

4 meshkujt më toksikë të Horoskopit në një lidhje

Të fundit nga