Të etur për dije – Në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi studenti më i vjetër është 92 vjeçar

Gazetar: Avni Tahiri

Musa Idrizi, është 64 vjeçar, dhe çdo të premte në orën 17:00 ndjek ligjërata në Universitetin Shën Kirili dhe Medoi në Shkup. E për në ligjëratën e kësaj jave e shoqëruam edhe ne.

Atij i ka mbetur peng koha e studimeve shkaku i një aksidenti që ka pësuar në moshe të re dhe tani thotë që është rikthyer në kohë dhe ndihet si një student i ri.

“Të jesh student në moshën 64 vite është shumë gjë e mirë pasi në këto vite të hysh në amfiteatër dhe të dëgjosh ligjërata nga profesor eminent me emër është shumë e mirë. CLIP0064 (1:07) Ndihem shumë i kënaqur për arsyen se dëshira ime u plotësua dhe unë të jem në këtë Universitet si “Shën Kirili dhe Metodi” që është me emër dhe kur vijë këtu kënaqem”, tha Musa Idrizi, pensionist.

Atëherë shkojmë bashkë në ligjëratë.

Përveç Musait në shoqatën e pensionistëve “Mosha e tretë” ka edhe 70 pensionistë tjerë që ndjekin ligjërata me tema të ndryshme. E me i moshuari ndër ta është një 92 vjeçar i cili sot mungonte në ligjëratë.

Edhe pse sot mungonin disa, Musai dhe Liljana çdoherë janë aty, e ligjëratën që sot kishin caktuar ishte tema e informimit rreth rritjes së pensioneve.

“Kjo është evidenca dhe paguajmë anëtarësim çdo muaj nga 200 denarë, edhe shoqërohemi, por ka shumë tema të mira, pra mund të jetë ligjëratë edhe shtatë mrekullitë e botës, tema interesante nga të gjitha aspektet, ligjërojnë profesor të ndryshëm të fakulteteve, si të paguajmë më lehtë fatura, cilat janë të drejtat tona si pensionist”, tha Liljana Koçovska, pensioniste.

Kryetari shoqatës së këtyre pensionistëve para disa muajve ka ndërruar jetë dhe tani këto student të moshës së tretë presin që të zgjedhin edhe kryetarin e ri te kësaj shoqate të cilët moton në indeksin e tyre e kanë “Mësim i përjetshëm për një jetë aktive dhe dinjitoze”./ Alsat.mk

Burimi: ALSAT

Story i mëparshëm

Osmani: Vetëvendosja në Maqedoni do të dështojë nëse vjen

Story i radhës

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze dërgon 50 kamionë me ndihma në Gaza

Të fundit nga