Ministra e Infrastrukturës ka njoftuar për mbyllje të rrugës Prishtinë-Pejë, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3.
Sipas njoftimit, të enjten në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9., Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.4 i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës.
“Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë: Nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës!” – ka njoftuar ministria.
Burimi: botasot.info