Të enjten dy seanca, Kusari-Lila e brengosur për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

September 18, 2023
1 minut lexim

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila, tha se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, është vendosur që të mbahet dy seanca ditën e enjte.

Ajo ka sqaruar së këtë ditë do të votohet  Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore. Sipas saj, sfidë mbetet moskalimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

“U morëm vendimi që të etjen të vazhdoj seanca me pikat e pa përfunduar. Pastaj duhet të filloj një seancë e re e kërkuar nga 40 deputetë për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore, ku në atë seancë do të bëhen propozimet e anëtarëve, anëtarëve nga grupet parlamentare për këtë Komision”.

“Do të mbetet sfidë marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë vetë duke u shtuar. Nga 5 sa kanë qenë tani shtohen edhe dy”, tha ajo.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shitjet e iPhone 15 Pro Max shtyhen për në Nëntor

Story i radhës

Kim Kardashian tregon trupin e saj të tonifikuar në një pozë provokuese në bikini

Të fundit nga

ShkoLartë