Blerësit e modeleve të reja iPhone 15 Pro Max në disa vende të botës si Kina, Japonia dhe SHBA-ja duhet të presin deri në Nëntor për të marrë smartfonin e ri, një sinjal i parë i një kërkesë të fortë për kompaninë e cila ka filluar të marrë porosi që prej të Premtes.
Indikatorët pritet të lehtësojnë disa shqetësime lidhur me kërkesën për pajisjen flagship të Apple ndërsa pati një rënie në mbarë botën të shitjeve të iPhone tre mujorin e kaluar.
Disa analistë thonë se periudha më e gjatë e pritjes për modelin Pro Max vjen për shkak të furnizimit të ulët dhe problemeve që Apple po përballet për ekranet të cilat kanë korniza më të holla sesa gjenerata e kaluar.
Firma analitike IDC thotë se këto probleme janë adresuar tashmë. Pritja për modelin iPhone 15 Pro do të jetë 2-3 javë nga momenti i debutimit të iPhone 15 ndërsa për iPhone 15 Pro Max 4-5 javë.
/PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL