te dielen situate e qete me zjarret te shtunen kishte rreth 50 zjarre 64d072ede8803

Të dielën situatë e qetë me zjarret, të shtunën kishte rreth 50 zjarre

August 7, 2023
1 minut lexim

-ads3-

Reshjet e djeshme kanë zvogëluar mundësinë për zjarre të reja, kanë njoftuar nga Qendra për Menaxhim me Kriza. Ndërkaq, të shtunën, kanë qenë aktive mbi 50 zjarre.

Sipas Qendrës së Menaxhimit me Kriza, ndryshimi i motit, reshjet e shiut, sa i përket situatës me zjarret në male dhe ato në vende të hapura, që ditët e fundit kanë qenë aktuale, kanë ndikuar në uljen e parametrave që përbëjnë indeksin total të rrezikut nga zjarrit, si thatësia e vegjetacionit, temperatura e ajrit, lagështia e ajrit, vegjetacioni dhe biomasa e grumbulluar e shtresës sipërfaqësore të tokës.

Kurse japin detaje për vendet e kapluara nga zjarret.

Qendra për Menaxhim me Kriza

“Në mesin e vendeve që u përfshinë nga fakët e zjarrit ishin: bari i thatë dhe shkurret në Straçincë, mbeturinat në Orllancë, bari i thatë dhe shkurret në Vollkovë, deponia e Vardarit në Shkup, deponia Bukovo në Ohër, mbeturinat në afërsi të liqenit të Glloboçicës, të Strugës, pastaj zjarr kishte në Otovicë, në fusha të papunuara rreth 17 hektarë në vendin Topot të Velesit”.

Gjithashtu ka pasur zjarr në Tetovë rrugës për në Kodrën e Diellit, kurse në Manastir ka pasur më shumë se 10 zjarre.

Më shumë zjarre ka pasur edhe në Kumanovë, Radovish, Vinicë si dhe në rrethinën e Staro Nagoriçanit, Kriva Pallankës dhe Rankovcës.

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

struga perplot mergimtare e turiste 64d056cd79523
Story i mëparshëm

Struga përplot mërgimtarë e turistë

diell dhe vranesira moti per sot ne kosove 64d07f5c2132f
Story i radhës

Diell dhe vranësira, moti për sot në Kosovë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë