Struga përplot mërgimtarë e turistë

Në kulmin e stinës së verës, qyteti i urave është përplot vizitorë.

Më të shumtët janë mërgimtarët struganë, të cilët pushimet vjetore i kalojnë rregullisht në vendlindje.

Ka edhe mysafirë nga Holanda, Polonia, Shqipëria, Kosova dhe Turqia. Ata që merren me turizëm thonë se Struga ka potencial të madh dhe duhet të punohet në zhvillimin e turizmit alternativ.

“Strugën e mbushin mërgimtarët tanë të cilët pushimet vjetore i kalojnë në Strugë të cilët janë të rëndësishëm dhe sjellin të ardhura të ekonomisë lokale. Aktivitete e ardhshme që duhet të ndërmerren në Strugë është zhvillimi I turizmit alternativ”, tha Valentina Pereska, Agjencia e Turizmit.

Mërgimtarët lënë para të majme në vendlindje. Shpenzojnë shumë për dy ose tre javë pushime.

Harxhime? Sa të duash thuaj sa maltretime keni jo harxhime, harxhimet ua bimë ne mirëpo nuk e dimë përse ky është problem shumë i madh që këtu nuk zgjidhet.

Story i mëparshëm

Mosmiratimi i ndryshimeve kushtetuese çon drejt krizës

Story i radhës

Të dielën situatë e qetë me zjarret, të shtunën kishte rreth 50 zjarre

Të fundit nga