te dhenat tuaja publike mund te perdoren nga meta ja risia 67fd6919931c3

Të dhënat tuaja publike mund të përdoren nga META, ja risia

April 14, 2025
1 minut lexim

Meta nis trajnimin e IA me të dhëna publike të përdoruesve në BE.

Meta ka filluar të trajnojë modelet e saj të inteligjencës artificiale duke përdorur përmbajtje publike të postuar nga përdorues të rritur në Facebook, Instagram dhe platformat e tjera brenda Bashkimit Europian.

Qëllimi është të përmirësohet Meta AI për të reflektuar më mirë gjuhët dhe kulturat europiane.

Përdoruesit në BE do të marrin njoftime për këtë ndryshim dhe do të kenë mundësinë të kundërshtojnë përfshirjen e të dhënave të tyre për trajnim.

Mesazhet private dhe të dhënat e të miturve nuk do të përdoren. Kompania thekson se kjo praktikë tashmë aplikohet në vende të tjera dhe ndjek shembullin e Google e OpenAI.

Meta mori miratimin e autoriteteve europiane për të rinisur këtë proces, të ndalur më parë për arsye ligjore.

Lëvizja është pjesë e përpjekjeve për të qëndruar konkurruese në fushën e inteligjencës artificiale.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

IZET MEXHITI 1
Story i mëparshëm

Izet Mexhiti: Taravari nesër tregon se a e ka mbyllur shtegun e bisedimeve me BDI-në ose JO

IZET MEXHITI 2
Story i radhës

Mexhiti në Click Plus: Ish ministrat e Ekonomisë, të akuzuar për rastin e Koçanit janë të pafajshëm, por fjalën e ka gjyqësia

Të fundit nga

ShkoLartë