izet mexhiti takim me strukturat e partise ne gostivar 680d5fc6ef035

Izet Mexhiti takim me strukturat e partisë në Gostivar

April 27, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në një takim me strukturat partiake në Gostivar, njoftoi se koalicioni VLEN së shpejti do të transformohet në një subjekt të vetëm politik. Duke kaluar nga bashkëpunimi në një strukturë të përbashkët dhe të qëndrueshme, Mexhiti theksoi se ky hap do të forcojë përfaqësimin e shqiptarëve me unitet dhe vizion të ri.

“Brenda një viti kemi bërë një revolucion politik: bashkuam opozitën, sollëm ndryshimin dhe për vetëm 7 muaj dërguam në opozitë një subjekt që kishte qeverisur për dy dekada,” tha Mexhiti. Ai nënvizoi se qëllimi i VLEN-it nuk ishte thjesht rrëzimi i BDI-së, por realizimi i një platforme të re politike në shërbim të interesave shqiptare.

Në adresimin e tij, Mexhiti kritikoi ashpër qëndrimin e Arben Taravarit, duke theksuar: “Nuk mund të jesh edhe pozitë edhe opozitë. Nuk mund të kërkosh ndryshim dhe njëkohësisht të bashkëpunosh me BDI-në. Këtë tashmë e kanë kuptuar të gjithë partnerët tanë qeveritarë.”

Ai ritheksoi se dera e VLEN-it mbetet e hapur për të gjithë anëtarët e sinqertë të Aleancës për Shqiptarët, të cilët ndër vite kanë qëndruar kundër politikave të BDI-së.

Duke komentuar zhvillimet e fundit politike, Mexhiti u shpreh: “Ali Ahmeti ka bërë koalicion me Dudushin, me partitë boshnjake, madje ftoi edhe Taravarin. Nuk e dimë kë tjetër do të ftojë, por qytetarët do ta dënojnë në zgjedhjet lokale, ashtu siç e dënuan edhe në zgjedhjet parlamentare.”

Takimi në Gostivar konfirmoi vendosmërinë e Lëvizjes Demokratike dhe të koalicionit VLEN për të ecur përpara drejt ndërtimit të një force të vetme politike, që do të përfaqësojë shqiptarët me seriozitet, unitet dhe ide të qarta për të ardhmen.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

finalist produksioni g bani ia thote laertit ne sy te ledionit ja reagimi i moderatorit 680d5bccbf14f
Story i mëparshëm

“Finalist produksioni”, G Bani ia thotë Laertit në sy të Ledionit, ja reagimi i moderatorit

mberrijne votat e diaspores zarfe nga australia afganistani panamaja tajlanda dhe singapori 680d656691641
Story i radhës

Mbërrijnë votat e diasporës, zarfe nga Australia, Afganistani, Panamaja, Tajlanda dhe Singapori

Të fundit nga

ShkoLartë