Kriminelët janë të njëjtë, duan gjak. Dhe taktikat e krimeve i kanë njësoj. Derisa bota po tmerrohet me masakrën dhe krimet në Bucha, më kujtohet masakra e Raçakut, thuaje identike.
Në masakrën e Reclçakut u masakruan nga forcat paramilitare serbe mbi 45 civilë, nga mllefi i humbjeve që kishin pësuar me UÇK-në. Edhe në Bucha imazhet rrëqethëse satelitore tregojnë një llogore të hapur 45 metra të gjatë – që besohet të jetë hapur më 1 mars kur Rusia kishte nën kontroll rajonin – ajo ka rreth 60 trupa brenda.
Një masakër që nuk është parë që nga Reçaku, fatkeqësisht numri është më i madh sipas zyrtarëve ukrainas që deklarojnë se vetëm deri tani të paktën 410 trupa janë nxjerrë nga zona dhe ka frikë se ka edhe me shumë të tjerë. Njësoj sikur serbët që po iknin nga beteja me UÇK, ashtu edhe barbarët rusë masakrën e kanë kryer derisa teksa po largoheshin nga Kievi pas përpjekjes së tyre të dështuar për të marrë kryeqytetin ukrainas.
Imazhet tregojën skena makabre të kryera nga Putini, ky kriminel i sojit të Millosheviçit. Pas këtyre krimeve bota më nuk guxon të mjaftohet vetëm me sanksione ndaj Rusisë, Putini meriton që të sulmohet në Moskë dhe Shën Petersburg, jo vetëm kaq por edhe të arrestohet dhe të tërhiqet zvarrë deri në Hagë ku të gjykohet për kime lufte.
Nuk guxon më bota të shoh pamje të tilla, me kufomat e gjymtuara rëndë të atyre që duken se janë burra, e të cilat janë gjetur të shpërndarë në dysheme ndërsa punonjësit e shpëtimit i çuan viktimat e pafajshme jashtë në çanta trupash.
Pamje të tilla ku burra, gra dhe fëmijë gjenden të prangosur me një plumb në kokë dhe gjoks – trupat e tyre të shpërndarë në rrugë dhe të hedhura në kanale kanalizimesh, janë skena që nuk guxon bota t’i tolerojë më. Nuk guxon bota më të tolerojë një kriminel të çmendur të përdhunojë gra e më pastaj t’i vras, ky është kufiri të cilin Putini e ka shkelur. Kriminelët nuk njohin fund, derisa bota hesht krimineli do vazhdojë të marrë jetë njerëzisht të pafajshëm. Mjaft është mjaft, të bombardohet Moska, Putini e ka vendin në Hagë, njësoj si vëllai i tij kriminel Millosheviç, vetëm të bashkuar për të shpëtuar njerëzit e pa-fajshëhm bota mund t’i dal përballë një krimineli të tërbuar që ushqehet me gjak të njerëzve të pafajshëm.
…