Të ardhurat e Microsoft në nivele rekord

Microsoft raportoi një fitim prej 18.8 miliardë dollarësh për tre muajt e fundit të 2021 duke tejkaluar pritshmëritë e analistëve.

Gjiganti i softuerit raportoi të ardhura prej 51.7 miliardë dollarë, një rritje me 20% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Por lajmet nuk impresionuan investitorët të cilët kanë hyrë në industrinë e teknologjisë për shkak të boom-it të aksioneve gjatë pandemisë.

Microsoft është gjiganti i parë Amerikan i teknologjisë që raporton të ardhura e tremujorit të fundit përpara Apple, Amazon, Meta dhe Alphabet.

Biznesi cloud i kompanisë që përfshin Azure, Github, Windows Server raportoi 18.33 miliardë dollarë të ardhura, një rritje me 25.5%. vetëm Azure u rrit me 46%.

Edhe segmenti i kompjuterëve personal u rrit ku përfshihet Windows, reklamimi, pajisjet dhe gaming me 17.47 miliardë dollarë të ardhura.

Shitjet e licencave Windows u rritën me 25% në tre mujorin e fundit të 2021. Por sipas firmës analitike Gartner, shitjet e kompjuterëve personalë kanë rënë me 5%.

Së fundi Microsoft tha se aktualisht janë 1.4 miliardë pajisje aktive në muaj me Windows 10 dhe Windows 11. /CIO Albanian

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shaqiri: Deri në fund të javës do të ketë vendim për fillimin e mësimit në shkolla

Story i radhës

Instagram redukton shikueshmërinë e postimeve abuzuese

Të fundit nga