Shaqiri: Deri në fund të javës do të ketë vendim për fillimin e mësimit në shkolla

January 26, 2022
1 minut lexim

Deri në fund të javës në mbledhje të Qeverisë do të sillet vendim nëse mësimi në gjysmë-vjetorin e dytë do të filloj me prezencë fizike apo online, ndërkohë që MASH do të realizoj takim me përfaqësuesit e shëndetësisë, njoftoi sot ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri.

“Deri në fund të javës do të kemi mbledhje, ndërsa para fillimit të gjysmëvjetorit do ta kemi edhe qëndrimin e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) dhe të Shtabit të Krizës. Kemi parasysh edhe thirrjet e UNICEF-it, të cilët janë për mësim me prezencë fizike, por dhe ne dhe i gjithë kaudri arsimor janë për mësim me prezencë fizike. Dhe sipas të dhënave, në gjysmëvjetorin e parë kemi pasur numër shumë të vogël të nxënësve të infektuar”, deklaroi Shaqiri.

Ndërkohë i pyetur nëse fëmijët edhe më tej do të vazhdojnë të mbajnë maska, Shaqiri me përgjigje.

“Mendimi im është pro ruajtjes së shëndetit. Megjithatë nuk vendos unë si ministër, por as Ministria. Do të pres udhëzim nga takimi që do të realizohet ditën e enjte dhe të premte me Komisionin për Sëmundje Infektive, vetëm për këtë problematikë. Deri në fund do të respektohen të gjitha rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Кој ќе дојде на училиште без маска, ќе се врати дома

Story i radhës

Të ardhurat e Microsoft në nivele rekord

Të fundit nga

ShkoLartë