Tayna i reagon ashpër eurodeputetit francez që po propagandon kundër Kosovës dhe UÇK-së

1 minut lexim

Ditët e fundit, eurodeputeti francez, Nicolas Bay, bëri disa deklarata skandaloze duke i cilësuar shqiptarët dhe UÇK-në, si organizatë terroriste, e duke thënë se Kosova është Serbi.

Këto deklarata nxiten reagime të shumta, e në mesin e tyre edhe të rep-artistes kosovare, Tayna.

Artistja përmes një postimi në Instagram, kërkoi nga eurodeputeti ta mësojë historinë pasi sipas Taynes, truri i eurodeputetit është shpërlarë.

“Mësoni historinë tuaj zotëri, sepse truri juaj është shpërlarë”, shkroi ajo ndër tjerash.

Postimi i plotë:

“Kosova është Kosovë dhe nëse diçka tjetër Kosova është Shqipëri.

Kosovarët janë Ilirë dhe Pellazgë, keni dëgjuar ndonjëherë për ta?

Nuk më kujtohet që serbët të ishin në Ballkan në atë kohë meqenëse ju dini shumë për ta.

E kam fjalën për vitin 400 para Krishtit ose shekullin e 12-të para Krishtit.

Mësoni historinë tuaj zotëri, sepse truri juaj është shpërlarë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lideri i Barçës i befason të gjithë!

Story i radhës

Wesley Clark, Walker e Kouchner pritet të dëshmojnë pro Thaçit në Speciale (Foto)

Të fundit nga