Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE) sot do të mbajë tribunë publike në të cilën do të prezantohen konkluzionet e analizave të reformës së propozuar të sistemit tarifor për energji elektrike, të përgatitura nga Fakulteti për Elektroteknikë dhe Teknologji të Informacionit dhe Fakulteti i Makinerisë pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Maetodi”.
Nga KRRE informojnë se të gjitha dilemat të cilat konsumatorët i kanë dhe që janë dorëzuar në KRRE në lidhje me tarifimin e shkallëzuar janë marrë parasysh në analiza.
“Qëllimi kryesor i vendosjes së tarifimit të shkallëzuar është të formohen bllok tarifa që do të simulojnë zvogëlim të shpenzimit të energjisë elektrike gjatë tarifës së lartë ditore, ndërsa do të simulohen shpenzim më i lartë në tarifën e ulët të natës, dhe me këtë do të sigurohet mbrojtje e amvisërive shpenzimi i energjisë elektrike të së cilës është në suaza të konsumit mesatar në shtet. Me mënyrën e tillë të tarifimit do të sigurohet qasje korrekte, gjegjësisht ata të cilët shpenzojnë sasi dukshëm më të mëdha të energjisë elektrike nga konsumi mesatar, do të paguajnë edhe çmim më të lartë për të njëjtat”, thonë nga KRRE.
Prej atje theksojnë se bllok tarifat do të aplikohen vetëm në periudhat e ngarkesave të larta ditore (nga ora 07:00 deri në 22:00), ndërsa në periudha e ngarkesave të ulëta ditore 922:00 deri në 07:00) dhe të dielën do të aplikohet çmim i njëjtë.