taravari vazhdon viziten ne shba pritet ne takim nga zyrtaret e qytetit te dallasit 62854e082471f

Taravari vazhdon vizitën në SHBA, pritet në takim nga zyrtarët e qytetit të Dallasit

May 18, 2022
1 minut lexim
278608706 390224139711021 467386099007076736 n 750x430 1

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari vazhdon vizitë zyrtare në Shtet e Bashkuara të Amerikës. Ai gjatë ditës së sotme së bashku me kryetarin e Këshillit, Valbon Limani është takuar me zyrtarë të lartë të qytetit të Dallasit.

Në takim u bisedua për iniciativa për bashkëpunim në mes të Komunës së Gostivarit dhe Qytetit të Dallasit.

“Së bashku me kryetarin e Këshillit, Valbon Limani, të nderuar që sot u pritëm në takim nga përfaqësues të qytetit të Dallasit në SHBA. Me ftesë të Zyrës për marrëdhënie ndërkombetare të qytetit të Dallasit, u pritëm nga znj. Beth Huddleston – këshilltare e Kryetarit të Qytetit të Dallasit, z. Eric Johnson. Në takim u bisedua për iniciativa për bashkëpunim në mes të Komunës së Gostivarit dhe Qytetit të Dallasit. Nikoqires, znj. Huddleston i dhurova një pllaketë me simbolin e qytetit tonë, ndërkohë që pata mundësi të marr pjesë edhe në një seancë të Këshillit të Qytetit të Dallasit. Gjatë takimit u dakorduam që me këtë qytet 1.4 milionë banorësh, Gostivari të lidhë bashkëpunim kontraktim të jashtëm/outsourcing, në fushën e IT-së dhe shërbimeve”, ka shkruar Taravari në faqen Facebook.

Delegacioni nga komuna e Gostivarit drejtuar nga Taravari pritet që të qendrojnë në SHBA deri në fund të kësaj jave. Paraprakisht ata kishin takime të shumta me diasporën shqiptare atje dhe biznismen të cilët janë ftuar të investojnë në Gostivar.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ekspertja parashikon masaker ne pallat media gjermane zbulon 5 pasardhesit e putinit 62854bf6bc4e0
Story i mëparshëm

Ekspertja parashikon “masakër në pallat”/ Media gjermane zbulon 5 pasardhësit e Putinit

a mund te ndiqet penalisht putini per ukrainen 628554a15da77
Story i radhës

A mund të ndiqet penalisht Putini për Ukrainën?

Të fundit nga

Policja në Ferizaj gjen dhe kthen para të humbura

Gjatë patrullimit në rrugën “Driton Islami”, pranë stacionit policor në Ferizaj, një zyrtare policore ka gjetur një shumë prej 100 eurosh. Bëhet e ditur se pas verifikimeve të nevojshme, paratë iu dorëzuan
ShkoLartë