taravari rritet kapitacioni per mjeket ame nga 75 ne 100 denare 67f3aa8cc30a9

Taravari: Rritet kapitacioni për mjekët amë nga 75 në 100 denarë

April 7, 2025
1 minut lexim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot në një press konferencë para mediave në Qeveri ka informuar se gjatë javës së kaluar kanë pasur prmovimin e marrëveshjes me sindikatat e mjekëve, ku klithe rritje të pagave të mjekëve por edhe personalit të mesëm mjekësor.

Por siç shtoi Taravari, sot për herë të parë në vendin tonë kemi rritje të kapitacionit për mjekët amë prej 75 në 100 denarë.
“Kjo është rritje prej 25 për qind që nuk ka ndodhur asnjëherë. Kjo nuk është vetëm për mjekët e përgjithshëm, por është edhe për mjekët amë gjinekolog dhe stomatologët. Jemi të vetëdijshëm që një kujdes primar cilësor, është themel i një sistemi shëndetësor stabil, efikas dhe human. Prandaj, investimi dhe kujdesi primar nuk është vetëm një masë financiare, por edhe një mesazh që ne e çmojmë dhe e besojmë në përkushtimin dhe dijen e punonjësve shëndetësor”, tha Taravari.

Ministri Taravari, shtoi se ky është vetëm fillimi i një politike që do të vazhdoj me masa sistemore, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore dhe rritjes së vlerësimit të pacienteve por edhe të punonjësve shëndetësor.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

a ndjeheni te pakenaqur ndryshoni keto zakone dhe jeta do tju buzeqeshe 67f3a69402469
Story i mëparshëm

A ndjeheni të pakënaqur? Ndryshoni këto zakone dhe jeta do t’ju buzëqeshë

uji ne shkup i sigurte per pije 67f3aa8cd232e
Story i radhës

Uji në Shkup i sigurtë për pije

Të fundit nga

Boksieri shqiptar shkëlqen në Gjermani

Pas Roberto Bakaj, në Bochum të Gjermanisë ka shënuar fitore dhe boksieri tjetër shqiptar, Amarildo. Amarildo shënoi fitore kundër kundërshtarit të tij, Jose Rivas. Një super paraqitje nga Bakaj dhe qysh në
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë