Shkup, 5 tetor 2020 (MIA) – Raporti javor i NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” për cilësinë dhe sigurinë e ujit për pije, tregon se uji është i sigurtë.
“Në pajtim me rezultatet e marra nga hulumtimet, të gjitha mostrat i përgjigjen Rregullores për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit për pije, informuan nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.
Sektori për kontroll sanitar, në periudhën prej 28 shtatorit 2020 deri 2 tetor 2020 ka marrë 184 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 184 për analizë mikrobiologjike të ujit për pije prej 40 vendeve matëse në qytetin e Shkupit. bsh/