Taravari: Pagat në Shëndetësi do të bëhen më të lartat në historinë e këtij shteti

November 19, 2024
1 minut lexim

Strugë, 19 nëntor – Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari ka ndarë lajmin e shumëpritur për punonjësit shëndetësor ku rritja e pagave gjatë katër vitet e ardhshme në shëndetësi do të jetë mes 40 dhe 50 për qind.

“Lajm i Jashtëzakonshëm! Pagat në Shëndetësi do të bëhen më të lartat në historinë e këtij shteti! Faleminderit Qeverisë dhe Sindikatave që u dakordësuan për të këtë marrëveshje që do të hyjë në faqet e ndritura të këtij vendi”, ka njoftuar Arben Taravari.

Më herët edhe kryeministri Hristijan Mickoski falënderoi organizatat sindikale dhe sindikatat që morën pjesë në mënyrë konstruktive me idetë e tyre gjatë të gjithë këtij procesi, së bashku siç u tha edhe nga përfaqësuesit e sindikatave, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, si dhe bashkë me të tjerët që ishin të përfshirë.

Tashmë me këtë marrëveshje të arritur vitin e ardhshëm në mars do të kemi një rritje shtesë prej 5 për qind të shumës së ndarë për pagat për punonjësit e shëndetësisë, ndërkaq në 2026 prej 5 deri në 7 për qind. E njëjta rritje prej 5 deri në 7 për qind do të realizohet edhe në vitin 2027, ndërsa në vitin 2028 do të jetë prej 7 deri në 10 për qind. Ose kur e merrni të gjithë këtë periudhë me radhë, fitojmë një rritje të masës në para të nevojshme për pagesën e pagave të punonjësve të shëndetësisë për të gjithë periudhën midis 40 dhe 50 për qind.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mini-aplikacionet e Telegram hapen në ekran të plotë

Story i radhës

VLEN apel Ministrisë së Kulturës – të ndahen më shumë mjete për gërmimet arkeologjike në Strugë

Të fundit nga

Gati 3 km kolonë në “Bllacë”

17 Shkup, 25 dhjetor – Ka shkuar në gati tre kilometra kolona e veturave në pikën kufitare “Bllacë”. Nga pamjet e siguruara, pasditen e sotme kolona e automjeteve në dalje të Maqedonisë
ShkoLartë